Rusia ndërpret furnizimin me energji elektrike për Finlandën

Shpërndaje lajmin

Rusia do të pezullojë eksportet e energjisë në Finlandë duke filluar nga e shtuna për shkak të problemeve në marrjen e pagesave, tha në një deklaratë të premten operatori i sistemit të transmetimit të Finlandës Fingrid, raporton CNN.
“RAO Nordic Oy, një degë e njësisë ruse Inter RAO, e cila tregton energji elektrike mbi ndërlidhësit 400 kV, do të pezullojë importet e energjisë elektrike në Finlandë në orën 1 të mëngjesit të së shtunës, 14 maj 2022”, sipas Fingrid.
Filiali tha se nuk ka marrë pagesa për vëllimet e shitura që nga 6 maji dhe se kjo është hera e parë që ndodh në mbi 20 vjet të historisë së saj të tregtimit.
“Fatkeqësisht, në situatën aktuale të mungesës së të ardhurave në para, RAO Nordic nuk është në gjendje të bëjë pagesa për energjinë elektrike të importuar nga Rusia. Prandaj jemi të detyruar të pezullojmë importin e energjisë elektrike duke filluar nga 14 maji”, tha RAO Nordic Oy.
Sipas Fingrid, furnizmi me energji elektrike në Finlandë nuk është në rrezik, me importet ruse në vitet e fundit që mbulojnë 10% të konsumit total të Finlandës.
“Mungesa e importit të energjisë elektrike nga Rusia do të kompensohet duke importuar më shumë energji elektrike nga Suedia dhe duke gjeneruar më shumë energji elektrike në Finlandë”, tha Reima Päivinen, nënkryetare e lartë e operimeve të sistemit energjetik në Fingrid.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Rusia po përdor energjinë si ‘armë’, pretendon zyrtari
Ministria e Jashtme ruse: Me Finlandën në NATO, Rusia nis hakmarrjen

Leave a Reply

Your email address will not be published.