Rusia ngre shqetësimin për “Defender 21” ministri i Mbrojtjes: Po monitorojmë çdo lëvizje!

Shpërndaje lajmin

Rusia po vëzhgon nga afër vendosjen e forcave të NATO-s në Evropë si pjesë e stërvitjeve Defender-Evropë.

Një shqetësim i tillë është ngritur nga Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu në një takim të Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes të CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive) në Dushanbe.

“Ne vazhdojmë nga afër vëzhgimin e situatës, zhvendosjen dhe vendosjen e forcave të NATO-s në Evropë gjatë stërvitjeve Defender-Evropë.

Ne po shikojmë rishpërndarjen e brigadës së 53-të të këmbësorisë të divizionit të 29-të të Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane që mbërriti një ditë më parë në Porti shqiptar i Durrësit së bashku me 750 artikuj të pajisjeve ushtarake,” – tha shefi i mbrojtjes i Rusisë.

Vendosja e forcave të NATO-s pritej të bëhej në një shkallë të gjerë Defender-Evropë 20 Plus, por planet ndryshuan pas pandemisë së koronavirusit dhe manovrat u shtynë.

Kështu stërvitja u shty për në maj me dhjetëra mijëra trupa, duke përfshirë më shumë se 20 000 personel ushtarak amerikan.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *