Rusia refuzon bisedimet me SHBA-në për kontrollin e armëve

0
Shpërndaje lajmin

Rusia refuzoi sot bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontrollin e armëve, për shkak të mbështetjes amerikane për Ukrainën.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, u tha gazetarëve se Uashingtoni kishte propozuar ndarjen e çështjeve të Ukrainës dhe rifillimin e bisedimeve për kontrollin e armëve, shkruan REL.
Lavrov tha se propozimi ishte i papranueshëm për Rusinë për shkak të mbështetjes së Perëndimit ndaj Ukrainës dhe akuzoi Perëndimin për një “luftë hibride” kundër Moskës.
Megjithatë, ai nuk përjashtoi mundësinë e bisedimeve për kontrollin e armëve, në të ardhmen.
Në qershor të vitit 2023 Shtëpia e Bardhë ishte shprehur e gatshme për bisedime me Rusinë pa parakushte në lidhje me krijimin e një kornize të kontrollimit të armëve bërthamore, edhe pse po miratonte kundërmasa si përgjigje ndaj vendimit të presidentit rus, Vladimir Putin, për të pezulluar traktatin e fundit të kontrollit të armëve bërthamore midis dy vendeve.
Gjatë një fjalimi në Asociacionin e Kontrollit të Armëve, këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, kishte bërë të ditur se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka shprehur vullnetin për bisedime, në mënyrë që të krijohet një kornizë për kontrollin e armëve bërthamore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *