Rusia sulmon autokolononën me civilë, raportohet për të vdekur, mes tyre edhe një 13-vjeçare

Shpërndaje lajmin

Një kolonë automjetesh civile që përpiqeshin t’i shpëtonin luftimeve pranë qytetit të Kharkiv u qëllua nga forcat ruse duke lene disa te vdekur.
Sipas CNN Serhiy Bolvinov, shefi i departamentit të hetimit, tha se policia kishte humbur kontaktin me kolonën disa ditë më parë.
Kishte 15 makina që udhëtonin pranë fshatit Staryi Saltiv, i cili ka pasur luftime të ashpra ditët e fundit ndërsa forcat ukrainase kanë nisur një kundërsulm kundër rusëve në lindje të Kharkiv. Në atë kohë, kolona po përpiqej të arrinte në territorin e kontrolluar nga ukrainasit, tha Bolvinov.
“Për shkak të luftimeve të vazhdueshme, nuk ishte e mundur të arrihej në vendin e kolonës”, tha Bolvinov.
Rrënojat e autokolonës u gjetën të premten, tha ai. Pasi mbërritën në vendngjarje, hetuesit gjetën një tank të thyer të armikut dhe trupat e dy ushtarëve rusë.
300 metra më tej, u gjetën gjashtë makina me vrima plumbash. Katër kufoma u gjetën në makina dhe, sipas Bolvinov, dukej se ishin disa nga civilët që kishin qenë në kolonë.
Eshtrat e një vajze 13-vjeçare ishin identifikuar po ashtu tha ai. Bolvinov nuk dha detaje se çfarë mund të ketë ndodhur me automjetet e tjera në kolonë./

Leave a Reply

Your email address will not be published.