Shpërndaje lajmin

Rusia ka bombarduar gazsjellësin në qytetin Vasylkiv në orët e para të së dielës.
Qyteti ndodhet rreth 40 kilometra në jug te Kievit.
Gjithashtu raportohet se ka rënë zjarr në një zonë ku mbahen depot e naftës, pranë bazës ajrore.
Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbyllin dritaret për shkak të tymit të flakëve me përmbajtje toksike.
Sipas një videoje postuar në Twitter nga gazetari i Kyiv Independent, shpërthimi i fuqishëm krijoi një re në formë kërpudhe.

VASYLKIV right now pic.twitter.com/pTJzqvoyEf
— Anastasiia Lapatina (@lapatina_) February 26, 2022

Sipas kryetares së bashkisë Natalia Balasynovych qyteti ka pësuar dëme të shumta prej bombadimeve. 

“Armiku do të shkatërrojë çdo gjë përreth, por nuk do t’ia dalë”, tha Balasynovych.

LEXONI GJITHASHTU:

Përditësime LIVE 27 shkurt: Bombardohet Kievi dhe Kharkivi gjatë natës

Zmbrapset sulmi i Rusisë në Kharkiv, raporton Kyiv Independent

The post Rusia sulmon me raketë gazsjellësin në Vasylkiv first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *