Shpërndaje lajmin

Forcat ruse po vazhdojnë të shënjestrojnë infrastrukturën civile në qytete dhe fshatra të Ukrainës.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha, më 16 tetor, se forcat ruse kanë shënjestruar më shumë se 30 qytete dhe fshatra në të gjithë Ukrainën.
Ata thanë se në 24 orët e fundit, forcat ruse kanë lëshuar pesë raketa, kanë bërë 23 sulme ajrore dhe rreth 60 sulme me raketa, shkruan REL.
Në fjalimin e tij të mbrëmjes më 15 tetor, Zelensky tha se trupat ukrainase po mbanin ende qytetin strategjik lindor të Bakmutit, pavarësisht sulmeve të përsëritura ruse, ndërsa situata në rajonin më të madh të Donbasit mbetet shumë e vështirë.
Ushtria ukrainase ka rimarrë mbi 600 vendbanime nga forcat ruse gjatë muajit të fundit, tha më 14 tetor ministria për Riintegrim e Territoreve të Pushtuara Përkohësisht, derisa Moska po vazhdon të kryejë sulme ajrore ndaj disa qyteteve duke vrarë civilë.
LEXONI GJITHASHTU

Arabia Saudite premton 400 mln dollarë ndihmë për Ukrainën
SHBA armë shtesë me vlerë 725 milionë dollarë për Ukrainën
Stoltenberg: Mbrojtja ajrore për Ukrainën, prioriteti kryesor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *