Ryanair dhe Virgin Atlantic, linjat ajrore më të këqija për rimbursime më 2020

Share

ryanair aircraft 2 280x280 1

Të dy linjat ajrore shënuan “shumë ulët” në një sondazh, me tetë nga 10 klientë që thonë se ishin të pakënaqur me shërbimin e rimbursimit që morën pas anulimit të fluturimit të tyre në vitin 2020, shkruan “TheGuardian”, përcjell albinfo.ch.

Miliona fluturime u ndaluan në vitin 2020 si rezultat i krizës së koronavirusit, duke lënë njerëzit që luftonin për rimbursime, të cilat ata kanë të drejtë ligjërisht t’i marrin brenda shtatë ditëve të anulimit.

Sondazhi, i cili u krye në shtator të vitit 2020, gjithashtu zbuloi se një e treta e të anketuarve që kishin anuluar një fluturim nga Ryanair ose Virgin Atlantic prisnin më shumë se tre muaj për rimbursimin e tyre. Asnjë nga udhëtarët e Ryanair të anketuar nuk mori rimbursimin e tyre brenda kornizës ligjore.

Një zëdhënës i Virgin pranoi që rimbursimet u vonuan në kulmin e pandemisë, por tha se ajo u kthye në trajtimin e tyre brenda afatit të kërkuar në nëntor të vitit 2020.

“Ne e pranojmë që në kulmin e pandemisë, vëllimi i madh i kërkesave për rimbursim që morëm, kombinuar me kufizimet në ekipet dhe sistemet tona, do të thoshte që rimbursimet zgjatën më shumë se zakonisht për t’u përpunuar, dhe ne sinqerisht u kërkojmë falje klientëve tanë për këtë”, u tha tutje.

Jet2 doli në krye me një rezultat të kënaqësisë prej 76%. Tetë nga 10 pasagjerë të Jet2 (83%) morën rimbursimin e tyre brenda 28 ditëve, me 34% që e morën atë brenda shtatë ditësh. Askush nuk raportoi të priste më shumë se tre muaj. Tui kishte rezultatin e dytë më të lartë të kënaqësisë, me 57%, i ndjekur nga British Airways me 50%, ndërsa Easyjet me 45%, përcjell tutje albinfo.ch.


Share

Komente