Sa dëgjohet radio në Zvicër?

0
Shpërndaje lajmin

80% e popullsisë zvicerane ka dëgjuar radion në mënyrë dixhitale në vitin 2023. Për sa i përket përqindjes, me 33%, radio FM përdoret ende gjerësisht në makina, por edhe në këtë rast mbizotëron përdorimi i DAB+ dixhitale (55%).
Zyra Federale e Komunikimeve (OFCOM) e bëri të ditur këtë në një shënim, duke specifikuar se dëgjimi përmes radios dixhitale ka ardhur në rritje të vazhdueshme që nga viti 2015, transmeton albinfo.ch.
Për sa u përket rajoneve gjuhësore, në Zvicrën gjermanishtfolëse pritja përmes DAB+ është 43% (+2,3), në Zvicrën italisht-folëse në 38% (+6,0), ndërsa në Zvicrën frëngjishtfolëse qëndron në 33% (+3,5). Sipas OFCOM, përdoruesit deklaruan se kryesisht dëgjojnë radio në shtëpi (63%). Në vend të dytë është konsumi në punë apo trajnim (18%). Në makina, përdorimi i radios është 13%.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *