Sa do të jetë rritja e ekonomisë zvicerane më 2023 dhe 2024
Duke qenë se tremujori i parë ka qenë i fuqishëm, Grupi i Ekspertëve të Konfederatës për Parashikimet Ekonomike po rishikon paksa lart parashikimin e tij për rritjen e PBB-së (1.3%, parashikimi i qershorit: 1.1%), përcjell albinfo.ch.
Vitin e ardhshëm, megjithatë, rritja duhet të jetë më pak e qëndrueshme sesa pritej (1.2%, parashikimi i qershorit: 1.5%).
Prandaj, ekonomia zvicerane pritet të përjetojë rritje dukshëm nën mesataren këtë vit dhe vitin e ardhshëm.