Sa do të kushtojë rindërtimi i Ukrainës?

Shpërndaje lajmin

The Economist
Përktheu: Sonila Backa-
Pas përfundimit të luftës, vendi i ngjante një djerrinë. Pothuajse të gjitha strukturat industriale dhe infrastruktura ishin shkatërruar nga sulmet ajrore, dhe qytetet e mëdha ishin bombarduar.
Forcat e udhëhequra nga Rusia pushtuan lindjen, me miliona që u larguan për ti shpëtuar agresionit. Por ekonomia e Gjermanisë Perëndimore u rimëkëmb pas vitit 1945, në atë që së shpejti u quajt  Wirtschaftsëunder (mrekullia ekonomike).
Ndryshe nga Gjermania naziste, Ukraina nuk është agresori dhe ende mund të fitojë.
Megjithatë, rindërtimi do të jetë një detyrë kolosale. Lufta e Vladimir Putinit deri më tani ka shkaktuar mijëra viktima dhe ka zhvendosur miliona; ka shkatërruar shtëpi dhe spitale, ura dhe porte. Por ndërsa lufta vazhdon ende, pasojat do të jenë shumë të mëdha.
Zyrtarët dhe ekonomistët po vlerësojnë dëmin dhe, duke mësuar nga Gjermania dhe vendet e tjera,  po shqyrtojnë mundësitë se si të menaxhojnë rimëkëmbjen eventuale. Studiuesit nga Qendra për Kërkimin e Politikave Ekonomike (CEPR), një rrjet ekonomistësh, vlerësojnë se kostoja totale e rindërtimit të Ukrainës do të jetë 200 miliardë-500 miliardë euro.
Mënyra se si do të nisë rindërtimi dhe reformat që do të ndërmerren, do të jenë po aq të rëndësishme sa edhe paratë e shpenzuara. Instituti i Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (WIIW), një institut kërkimor, tha se rajonet e prekura së bashku përbëjnë rreth 29% të prodhimit të Ukrainës. Konsumi i energjisë elektrike është ulur me rreth një të tretën në krahasim me një vit më parë, raporton .
Sipas një sondazhi të bankës qendrore, 30% e firmave në të gjithë vendin kanë ndaluar së prodhuari dhe 45% të tjerë kanë ulur prodhimin e tyre. Banka Botërore llogarit se PBB-ja do të tkurret me 45% këtë vit.
Qeveria po përpiqet të kufizojë dëmin aty ku ka mundësi. Ndihma nga Perëndimi, prej rreth 7 miliardë dollarë deri më tani, ka ndihmuar deri diku ekonominë e vendit. Fermerët kanë marrë 20 miliardë hryvnia (675 milion dollarë) në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë të punojnë në fushat e tyre.
Prodhuesit mund të aplikojnë për ndihmë për t’u zhvendosur brenda Ukrainës. Me Rusinë që ka bllokuar rrugën kryesore të eksportit të Ukrainës përmes Detit të Zi, qeveria po punon me BE-në për ta lehtësuar tregtinë përmes rrugëve  tokësore.
Ai thotë se 80% e prodhimeve të vendit ende mund të eksportohen. Megjithatë, rindërtimi i rajoneve të shkatërruara nga lufta do të ketë një çmim të lartë.
Tre janë detyrat kryesore.
Njëra është pastrimi i zonave nga minat tokësore. Përpara fillimit të luftës, ministria e mbrojtjes së Ukrainës vlerësoi koston e çminimit të rajonit të Donbasit, i cili u pushtua nga Rusia në vitin 2014, në 650 milionë euro. Një përpjekje për çminim në shkallën e Irakut do të kushtonte afërsisht 1 miliard dollarë gjatë një dekade.
Sipas një studimi, çminimi i Mozambikut, i cili zgjati më shumë se dy dekada arriti në rreth 20% të PBB-së. Kostoja e ushqimit dhe strehimit do të jenë shumë të  mëdha. Si prodhuese e drithërave dhe mallrave të tjera bujqësore, Ukraina ndoshta do të jetë në gjendje të ushqejë ata që kanë nevojë.
Por numri i personave të zhvendosur brenda vendit do të vazhdojë të rritet.  Sipas të dhënave deri më tani, vlera e shtëpive të shkatërruar shkon në 29 miliardë dollarë. Çështja më e madhe është se rindërtimi i infrastrukturës së dëmtuar dhe objekteve industriale. Shkatërrimi nga termocentralet dhe fabrikat tek urat dhe rrugët deri më i tejkalon 50 miliardë dollarë.
Por humbja e prodhimit, mungesa e mirëmbajtjes dhe mungesa e investimeve do të thotë se edhe infrastruktura që është ende në këmbë do të ketë nevojë për përmirësime. Një studim tjetër nga WIIW zbulon se, pas pushtimit të Donbasit në 2014, një zhvlerësim i tillë përbënte 60% të humbjeve të infrastrukturës të lidhura me luftën deri në fund të vitit 2019.
Sipas vlerësimit të kryeministrit,  dëmi vlerësohet në 119 miliardë dollarë. Rindërtimi do të kërkojë një plan, financa dhe një proces për ndarjen e parave për projektet. Qeveria e Ukrainës ka krijuar një fond rimëkëmbjeje. Me humbjen e të ardhurave nga ministria e financave prej rreth 2 miliardë dollarë në muaj, do të nevojiten disa para për të mbështetur financat publike.
Qeveria, e cila tashmë ka shumë borxhe, mund të mos marrë dot hua ose të shlyejë kreditë e saj. Një kombinim i lehtësimit të borxhit dhe granteve  ka të ngjarë të jetë i nevojshëm. Financimi do të duhet të vijë nga qeveritë perëndimore, organizatat ndërkombëtare dhe investitorët privatë. Financimi i granteve, veçanërisht nga BE, është gjithashtu në tryezë.
Polonia, me një popullsi të ngjashme në madhësi me atë të Ukrainës, mori 106 miliardë euro në fonde bujqësore dhe investimesh midis 2014 dhe 2020. Financimi për bizneset private mund të marrë formën e kredive të subvencionuara, si nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Ajo ka investuar rreth 18 miliardë dollarë në Ukrainë gjatë viteve.
Çështja tjetër është shpërndarja e parave, një detyrë e ndërlikuar në një ekonomi që ka qenë prej kohësh e dominuar nga interesat e veta. Faza e fundit e rindërtimit të Ukrainës do të përfshijë ndihmën që ekonomia e saj të lulëzojë për një periudhë afatgjatë.
Në vitin 2019 PBB-ja për person, në terma realë, ishte më e ulët se sa ishte në rënien e Bashkimit Sovjetik – një dëshmi për mungesën e gjatë të reformave në vend. Shumë nga 1500 ndërmarrjet shtetërore funksionale të Ukrainës janë me humbje ose me fitime të pakta. Edhe para luftës, FMN-ja i kishte kërkuar qeverisë të forconte kuadrin e saj kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit.
Mbështetja politike e ukrainasve për reformat e vështira dhe shqyrtimi i procesit të investimeve të pasluftës do të jenë vendimtar për ta bërë rindërtimin me sukses të vendit. Ndërkohë, nëse i referohemi rindërtimeve të së kaluarës na sugjerojnë se suksesi mund të vijë edhe nga integrimi në Europë, siç ndodhi me Gjermaninë Perëndimore dekada më parë.
Rritja e shpejtë e ekonomisë së Polonisë i atribuohet gjithashtu integrimit: në 15 vitet pas anëtarësimit në BE, PBB-ja e saj për person u rrit me më shumë se 80%. Ukraina tashmë po kthehej drejt perëndimit. Eksportet në BE u rritën nga afërsisht 30% në 2014 në 36% në 2020, ndërsa në Rusi ra nga 18% në 5.5%.
Një mënyrë për të inkurajuar reformat do të ishte të bënin një kërkesë për integrim të mëtejshëm në tregjet dhe zinxhirët e furnizimit europian – le të themi, përmes një rruge drejt anëtarësimit në BE.
Asnjë nga këto nuk do të jetë e lehtë. Reformimi i institucioneve të rrënjosura kërkon vullnet politik. Sa më gjatë të vazhdojë lufta, aq më shumë dëme do ti shkaktojë Ukrainës dhe aq më i vështirë do të jetë rindërtimi.
As shumat e mëdha të parave nuk do të mund të kompensojë kurrë tmerret e luftës. Megjithatë, planifikimi i kujdesshëm, të paktën, mund të sigurojë një të ardhme më të ndritshme dhe më të begatë.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published.