January 21, 2022

Sa doza vaksine duhen për të krijuar mbrojtje nga Omicron?

Shpërndaje lajmin

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech njoftuan sot se tri doza të vaksinës së këtij prodhuesi kundër COVID-19 kanë treguar që kanë efekte neutralizuese kundër variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Ky përfundim u nxor pas testimeve intensive që kompania bëri në laborator.

Në njoftimin e parë zyrtar nga prodhuesi i vaksinës lidhur me efikasitetin e vaksinës së saj kundër Omicronit, BioNTech dhe Pfizer njoftuan në një deklaratë të përbashkët se dy doza të vaksinës rezultuan që kanë më pak efekt në neutralizimin e antitrupave, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.

Por, me dozën e tretë të vaksinës vërehet rritje në neutralizimin e antitrupave.

Kompania shtoi mes tjerash se nëse do të jetë e nevojshme, deri në mars të vitit 2022 do të prodhohen vaksina që kanë për bazë variantin Omicron.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *