Sa është e rrezikshme Covid me sëmundjet kardiovaskulare

0
Shpërndaje lajmin

Rritja e rrezikut kardiovaskular në pacientët me Covid-19 mund të zgjatet me vite dhe të mos kufizohet në fazën akute të infeksionit, sipas një studimi nga spitali San Raffaele në Romë në bashkëpunim me Universitetin e Romës La Sapienza dhe Universitetin e Napolit “Federico II”.
Studime të shumta të mëparshme kanë treguar, në një numër të kufizuar subjektesh të shtruar në spital, se infeksioni SarsCoV2 është shumë shpesh i lidhur me zhvillimin e ngjarjeve kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare.
“Rëndësia e punës aktuale, qëndron në faktin se ajo ekzaminon një popullsi të madhe reale që përfshin subjekte nga një bazë të dhënash e mjekëve të përgjithshëm të Autoritetit Shëndetësor Lokal 1 të Napolit të ndjekur për 3 vjet, gjatë pandemisë në periudhën 2020-22, dhe krahasuar me një popullsi para pandemisë të nxjerrë nga e njëjta bazë të dhënash në 2017-19”, shpjegojnë studiuesit, transmeton albinfo.ch.
Kjo është një popullsi prej rreth 229 mijë pacientësh, duke përfshirë rreth 32 mijë subjekte që kanë pasur një diagnozë molekulare të Covid-19.
Rezultatet treguan se grupi i infektuar me virusin Covid-19 kishte afërsisht dyfishin e rasteve të infarktit të miokardit, goditjes cerebrale, dështimit të zemrës, fibrilimit atrial dhe mioperikarditit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *