Sa është e shijshme kafeja në Zvicër
Kafja është një pije e cila konsumohet me bollëk në shumë vende të botës. Megjithëkëtë, është interesante të dish në cilat vende konsumohet më së shumti kafja, përcjell albinfo.ch.
Produktet e prodhuara në Zvicër janë të njohura për respektimin e standardeve strikte të cilësisë. Dhe kafeja zvicerane nuk bën përjashtim.
Zviceranët konsumojnë kafe relativisht shumë. Ky pëlqim i kafesë ndërlidhet me traditat dhe kulturën e Zvicrës.
Ata preferojnë kafe të pjekur jo shumë, e cila shkon mirë me kualitetin e mirë të ujit në vend; thuhet që uji është në gjendje të nxjerrë shijen e kafesë në Zvicër.
Kafeja në Zvicër ka shumë kohë që është e pranishme. Edhe në shekullin 17, shtëpitë e kafesë ishin funksionale në Neuchatel dhe Gjenevë. Këtu janë disa nga kafetë e pëlqyera që mund t’i provoni në Zvicër, përcjell albinfo.ch.
Kaffe-crème: Shtoni pak krem në espresson tuaj dhe aq…! Kafeja më e famshme në vend.
Schale: Keni një mëngjes të ngarkuar dhe vetëm disa filxhanë kafe mund t’ju ndihmojnë. Ky filxhan i madh kafeje mund të jetë ndihma juaj.
Luzerner Kafi: Kafeina nuk po funksionon, hidhini asaj ca verë, kjo është një përzierje shumë e famshme në ditët e ftohta të dimrit.
Espresso: Një sasi e vogël kafeje në një filxhan të vogël që mund t’ ju ndriçojë ditën.