Sa firma të shqiptarëve janë krijuar në Zvicër 2013-2020

Share

71877363 highres

Themelimi i ndërmarrjeve në një shtet si Zvicra është një proces dinamik dhe në rritje. Nga viti 2013 deri në vitin 2020 (tre tremujorët e këtij viti) grafiku i themelimit të ndërmarrjeve ka shënuar rritje të konsiderueshme. Një trend të tillë e tregon edhe numri i ndërmarrjeve të themeluara nga shqiptarët në Zvicër gjatë po kësaj periudhe Kështu del nga një hulumtim që ka realizuar specialisti i kontabilitetit Faton Shkodra, Treuhandoffice.ch., shkruan albinfo.ch.

Kështu, nëse në vitin 2013 në Zvicër janë themeluar gjithsej 37.317 ndërmarrje, 947 prej tyre janë krijuar nga themelues shqiptarë. Një rritje proporcionale kemi edhe në vitin pasues, pra në vitin 2014. Nga gjithsej 42.478 ndërmarrje të reja të lindura në atë vit, 1,187 kanë pasur themelues shqiptarë, shkruan albinfo.ch.

Në vitin 2015 kemi një ulje të numrit të firmave të krijuara në Zvicër, gjithsej 39.526, ose rreth 3000 më pak se ne vitin pararendës. Por, prej tyre 1.179 ndërmarrje kanë pasur themelues shqiptarë. Ky numër është vetëm pak më i vogël se ai i një viti më parë.

Edhe në vitin 2016 vazhdon një trend i uljes relative: janë regjistruar 39.125 themelime ndërmarrjesh në përgjithësi, ndërsa në 1.073 prej tyre themeluesit janë shqiptarë.

Në vitin 2017 janë 39.303 ndërmarrje të themeluara rishtas në gjithë Zvicrën gjegjësisht 1.062 prej tyre nga themelues shqiptarë.

firmat shqiptare

Në vitin 2018 kemi tashmë një rritje të konsiderueshme të numrit të firmave të reja të krijuara, shkruan albinfo.ch. Bëhet fjalë për 43,220 ndërmarrje të reja të krijuara brenda vitit ose afër 4.000 më shumë se një vit më parë. Një përpjesëtim edhe më të madh e tregon rritja e numrit të ndërmarrjeve të reja me themelues shqiptarë: gjatë vitit 2018 jan. regjistruar 1.543 të tilla ose rreth 500 më shumë se gjatë vitit 2017.

Trendi vazhdon edhe në vitin 2019 kur janë themeluar gjithsej 44,612 ndërmarrje ose rreth 1400 më shumë se një vit më parë. Prej tyre kemi 1.761 sosh ose mbi 200 më shumë se një vit më parë, që për themelues kanë pasur shqiptarët e Zvicrës.

45702830 highres
(KEYSTONE/Laurent Gillieron)

Në vitin 2019 në Zvicër janë regjistruar 1.193 likuidime dhe falimentime të kompanive.

Bum i themelimit të ndërmarrjeve përkundër krizës:

Sa i përket vitit që po rrjedh, pra vitit 2020, kuptohet, nuk mund të ketë të dhëna për gjithë vitin, pasi që ai ende nuk ka përfunduar. Por gjatë tre tremujorëve (kuartalëve) , nga janari deri në nëntor, janë 42,924 themelime ndërmarrjesh.

Themelimi i ndërmarrjeve pra u rrit ndjeshëm në vitin 2020. Kriza e koronës nuk mundi të ngadalësonte themeluesit e ndërmarrjeve në Zvicër. Numri i ndërmarrjeve të reja në tre tremujorët e parë madje ka tejkaluar rekordin e një viti më parë.

Në vitin 2020 në Zvicër janë themeluar rreth 42,924 kompani. 1,643 prej tyre nga themelues shqiptarë. Kjo është 2.5 për qind më shumë se në tre tremujorët e parë të vitit të kaluar. Ndërsa numri i kompanive të reja të themeluara ka rënë ndjeshëm në muajt mars, prill dhe maj, ai është rritur për pothuajse 25 për qind në qershor.

Vlerat e vitit paraardhës gjithashtu janë tejkaluar qartë në muajt korrik deri në shtator. Një rritje e mëtejshme duhet të pritet gjithashtu për vitin 2021.

Siç tregon edhe analiza, atmosfera nuk është njësoj optimiste në të gjithë vendin.

Në kantonet e prekura më rëndë, si: Ticino, Vaud dhe Gjenevë, si dhe në Schaffhausen, themelimet e ndërmarrjeve kanë rënë deri më tani, ndërsa Zvicra qendrore dhe veri-perëndimore kanë përjetuar një rritje të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar.

337527752 highres 587x392 1
KEYSTONE

Pakot  për themelimin e kompanive në Treuhandoffice.ch :

Biznes individual për vetëm CHF 450.-

* Të përfshira edhe taksat e noterisë!

* Përfshirë këshillat personale!

 

GmbH për vetëm 950 CHF.-

* Të përfshira edhe taksat e noterisë!

* Përfshirë këshillat personale!

 

AG Për vetëm 1’450.-

* Të përfshira edhe taksat e noterisë!

* Përfshirë këshillat personale!

që nga viti 2011 ZURICH ZUG

(Artikulli është shkruar në dhjetor 2020 për numrin aktual të magazinës albinfo.ch)


Share

Komente