September 25, 2021

Sa i pafat, zbulohet arsye që e pengon karrierën e Miroslav Klose si trajner

Shpërndaje lajmin

Më 19 maj, Klose njoftoi se po largohej nga stafi teknik i Bayern për të filluar karrierën e tij si një trajner i parë.

Ish sulmuesi punoi si ndihmës i Hansi Flick, duke u praktikuar për të ndërmarrë projektin e tij të ri por vetëm disa ditë më vonë, atij iu desh të flakte të gjitha aspiratat e tij për një problem shëndetësor.

Kjo është ajo që ka zbuluar Kicker në një intervistë ku ai ka treguar se është diagnostikuar me një trombozë të dyfishtë në njërën nga këmbët e tij dhe ka kaluar një kohë periudhë shumë të vështirë.

“Më është dashur të ndaloj gjithçka, filloi gati tre javë më parë, papritmas kisha dhimbje të forta në këmbë, të cilat nuk mund t’i identifikoja. Pastaj, pak para se të hyja në karantinën e hotelit me Bayernin, shkova në një takim mjekët për një ekzaminim, sepse dhimbja në këmbë ishte duke u përkeqësuar. Në fillim mendova se ishte diçka nervore por diagnoza ishte pak tronditëse për mua. Ata zbuluan dy tromboza në këmbën time. Më dhanë ilaçe dhe menjëherë mora çorape speciale që tani duhet t’i mbaj gjatë gjithë ditës. Mjekët më bënë të qartë se kjo situatë duhet të vazhdojë disa kohë dhe vetëm duhet të pushoj”.

Ish sulmuesi i Bayernit dhe Lazios tha se e ka të vështirë të qëndrojë gjatë kështu pasi nuk mund as të vrapoj, as të notojë e as të luaj me top.

Klose do të duhet të presë një muaj për të kaluar një test mjekësor në të cilin do t’i thuhet se në çfarë situate është dhe nëse mund të kryejë aktivitete.

Ajo që është e qartë është se kohët e tij të ndihmës/trajner kanë ka mbaruar dhe duhet të presë ende për të qenë trajner kryesor ku ofertat në Gjermani nuk i mungonin.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *