Sa janë të lumtur zviceranët?
Sipas Indeksit Global të Lumturisë, Zvicra ndodhet në vendin e tretë në botë, sa i përket lumturisë. Ky studim mbështetet nga Kombet e Bashkuara.
Për herë të katërt radhazi, Finlanda ndodhet në vendin e parë, përcjell albinfo.ch.
Bazuar në Raportin Botëror të Lumturisë Danimarka u rendit në vendin e dytë, pasuar me Zvicrën, Islandën dhe Holandën.
Zelanda e Re ishte përsëri shteti i vetëm jo-evropian i renditur në top 10-she.
Të dhënat nga studiuesi i analizave Gallup, u bazuan në raportin e përgjigjeve të njerëzve në 149 vende, ku iu kërkua të vlerësonin lumturinë e tyre.
Vendi që konsiderohej si “më i palumturi” në botë ishte Afganistani, i ndjekur nga Lesoto, Botsvana, Ruanda dhe Zimbabve.
Kosova është renditur e 33-ta në gjithë botën në Indeksin Global të Lumturisë, që e ka përpiluar Organizata e Kombeve të Bashkuara. Ndërsa në Gadishullin Ballkanik ka përpara vetëm Slloveninë që zë vendin e 29-të.
Niveli i lumturisë te kosovarët është 6.3 nga 10 shkallë sa ka raporti. Këtu përfshihen jeta e shëndetshme, bujaria, liria për të zgjedhur, mbështetja sociale e përshtypjet për korrupsionin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës sivjet janë radhitur në vendin e 19. Ndërsa Shqipëria është e 93-ta sa i përket lumturisë së banorëve të saj.
Top 10
Finlanda
Danimarka
Zvicra
Islanda
Holanda
Norvegjia
Suedia
Luksemburgu
Zelanda e Re
Austria.