Sa ka Kosova rezerva shtetërore të ushqimit?
Në kohën kur flitet për krizë ekonomike, autoritetet në Kosovë kanë thënë se qytetarët nuk duhet të ndihen në panikë. sipas tyre, shteti ka rezerva shtetërore për 6 muaj, përcjell Albinfo.ch.
Kosova ka rritur sasinë e rezervave të saj shtetërore, konfirmoo ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari.
“
Ju njoftoj se duke pasur parasysh nivelin jo të kënaqshëm të rezervës shtetërore të viteve të mëhershme, unë them me konfidencë të plotë që shteti ynë me të gjitha veprimet e nevojshme ka rritur sasinë e rezervës shtetërore. Kemi blerë mallra dhe naftë vitin e kaluar për nevojat rezervë, po ashtu edhe këtë vit”, tha ajo, duke shtuar në rezervë shtetërore janë të përfshira produkte ushqimore, nafta e produkte të tjera.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se nuk ka nevojë për panik drrisa përmendi fotografitë të njerëzve duke pritur në radhë për të blerë miell.
“Për më tepër, ditë më parë ne kemi ndarë shumën prej 10 milionë eurove, për t’u furnizuar pikërisht me rezerva shtetërore”, tha ai.