October 25, 2021
Shpërndaje lajmin

Zvicra arriti një sukses të dyfishtë të hënën mbrëma duke eliminuar kampionin e botës, Francën dhe duke depërtuar në çerekfinale të Euro 2020. Kjo ishte hera e parë në histori që Zvicra hyn në mesin e tetë kombëtareve më të mira të Evropës, shkruan albinfo.ch.

Por, cili është kontributi i futbollistëve shqiptarë në këtë sukses.

Zvicra udhëtoi me tre shqiptarë në Euro 2020: Granit Xhaka kapiten, Xherdan Shaqirin dhe Admir Mehmedin.

Xhaka është truri i mesfushës së Zvicrës dhe regjisori i ekipit. Pa dyshim ndeshja më e mirë e tij ishte ndaj Francës, ku bëri asistimin në barazimin 3:3 në minutën e 90-të. Por në përgjithësi zhvilloi një lojë shumë të mirë, duke u vlerësuar si Ylli i Ndeshjes. Madje, nuk munguan lëvdatat për mesfushorin shqiptar, duke u cilësuar si një nga ndeshjet më të mira në karrierën e tij.

Admir Mehmedi ka luajtur pak në Evropian, por shënoi penalltinë e fundit të Zvicrës kundër Francës, derisa ylli Mbappe e humbi penalltinë dhe “Gjelat” u eliminuan.

Xherdan Shaqiri shkëlqeu kundër Turqisë në ndeshjen e fundit në grupe, ku Nati fitoi 3:1, me dy gola nga Shaqiri. Ai u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes. Shaqa hyri në formacionin më të mirë të grupeve në Euro 2020. Xhaka dhe Shaqiri janë titullarë të padiskutueshëm te Zvicra, por edhe shumë të rëndësishëm.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *