April 15, 2021

Sa para dërgoi diaspora gjatë pandemisë në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Remitencat nga diaspora në Kosovë kanë shënuar rekord gjatë periudhës një vjeçare të pandemisë.

Gjatë vitit 2020 diaspora dërgoi afër 1 miliard euro, sa gjysma e buxhetit të shtetit.

E pikërisht në muajin maj të 2020-ës, kur qeveria mori vendim për mbyllje totale, u shënuan të ardhurat më të mëdha të dërguara ndonjëherë brenda një muaji, pra 104 milionë euro, raporton TCH, përcjell albinfo.ch.

Por, pjesa më e madhe e remitancave, besohet të kenë shkuar në konsum ditor të familjeve kosovare. E njëjta gjë po ndodh edhe me investimet e huaja, ku pjesa dërrmuese shkojnë në patundshmëri e krejt në fund në sektorë që sjellin të ardhura dhe punësim.

Si rrjedhojë, Banka Qendrore e Kosovës ka sugjeruar qeverinë që të hartojë një plan, i cili do të mundësonte destinimin e remitencave dhe investimeve të huaja në sektor që do të ngrenë ekonominë e goditur rëndë nga pandemia.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *