April 15, 2021

Sa policë bashkiakë përballon Ilir Meta? – Rubrika “Box Pop” nis rrugëtimin në Abcnews.al

Shpërndaje lajmin

Duke filluar nga sot, abcnews.al vjen për lexuesit me një rubrikë të re të quajtur “Box Pop” duke nxjerrë në pah mendimin e qytetarëve në lidhje me zhvillime të ndryshme në vend.

Problemet dhe fenomenet që hasim çdo ditë do të vijnë në “Box Pop”, arenën ku do të “grushtohen” qendrimet e qytetetarëve, të gërshetuara edhe me satirën e gazetarit Ermal Vaka.

Tematikat do të jenë të larmishme në “Box Pop”, po ashtu edhe mendimet e atyre që jetojnë në një qytet me ne, të cilët ndoshta nuk i kemi njohur siç duhet më parë.

Ndiqni puntatën e parë të “Box Pop” dhe mos ngurroni të na jepni mendimin tuaj rrjetet tona sociale ose në Whats App në numrin 0674009040.

Mos u ndani nga ne, surpriza të tjera na presin në vijim! /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *