Sa “shtëpi bari” janë zbuluar përmes faturave të energjisë elektrike? Përgjigjet shefi i narkotikëve

Shpërndaje lajmin

Pas pandemisë Covid-19, “shtëpitë e barit” po lulëzojnë në vendin tonë.
Një pjesë e poseduesve të këtyre shtëpive, bien në prangat e policisë, përmes faturave të energjisë elektrike.
Komentet i bëri shefi i narkotikëve në Policinë e Shtetit, Rezart Velmishi, i cili teksa ishte i ftuar në “Bardh a Zi” në Abc, ka folur për luftën e policisë ndaj grupeve kriminale të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
I pyetur nga moderatorja Ornela Gaçe se sa raste të “shtëpive të barit” ka zbuluar policia përmes faturave të energjisë elektrike, Velmishi tha se në shumicën e rasteve janë qytetarët ata që kanë sinjalizuar fenomene të tilla.
Ndërkohë shtoi se policia ka një kategori të caktuar që i mban vazhdimisht nën vëzhgim.
Pjesë nga biseda:
Gaçe: Sa raste keni zbuluar nisur nga fatura e energjisë elektrike?
Velmishi: Nuk mund të diskutojmë në këtë mënyrë pasi nuk do presim që të rritet fatura. Indikatori kryesor është bashkëpunimi me qytetarët. Jo në pak raste qytetarët kanë sinjalizuar. Kemi një kategori të caktuar që ne i kemi monitoprim
Gaçe: Si i monitoroni?
Velimishi: Po në forma dhe metodat që ne përdorim.

Leave a Reply

Your email address will not be published.