Sa u rritën pagat në Shqipëri

0
Shpërndaje lajmin

Në tremujorin e dytë të vitit paga mesatare në Shqipëri arriti nivelin 70 905 lekë sipas të dhënave te fundit të INSTAT ose 16.9% më shumë se e njëjta periudhë vitin e kaluar.
Kjo rritje galopante me katër herë mbi normën e inflacionit, është ndikuar kryesisht nga reforma e ndërmarrë nga qeveria për pagat në administratën publike. Rritja për pagat në shtet është me 20%, ndërsa niveli mesatar është 82 200 lekë nga 68.2 mijë lekë. Më i rezervuar është treguar sektori privat ku rritja ishte me 14%, për të arritur në 65.9 mijë lekë nga rreth 57 mijë lekë. Momentalisht 110 lekë janë 1 euro.
Gjatë tremujorit të dytë 2023, aktivitetet ekonomike që ofrojnë pagë mesatare mujore bruto, më të lartë se paga mesatare në nivel kombëtar, janë Aktivitetet Financiare dhe të Sigurimit dhe Informacioni dhe Komunikacioni, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Qeveria shqiptare synon që pagën mesatare ta dërgojë në 900 euro dhe ka premtuar edhe rritje te tjera për sektorin publik gjatë vitit të ardhshëm.
Nëpërmjet kësaj reforme pagash ekzekutivi synon të tërheqë pas edhe privatin për të arritur një nivel të ri pagash mesatare në vend që do ta bëjë Shqipërinë konkurruese në rajon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *