Sa zgjasin pasojat që lë Covidi në organizëm?/ Publikohet studimi shkencor: 3 në 4 pacientë…

Share

Tre në katër e pacientë të shtruar në spital me Covid-19 vazhdojnë të shfaqin të paktën një simptomë të sëmundjes gjashtë muaj pas infektimit. Kjo u bë e ditur nga një studimi i ri shkencor kinez, më i madhi i këtij lloji deri më tani, i cili konfirmon se shpesh nuk është e lehtë ta heqësh qafe koronavirusin.

Studiuesit, të cilët botuan studimin në revistën mjekësore The Lancet, studiuan të dhëna nga 1,733 pacientë me një moshë mesatare 57 vjeç në Ëuhan, ku u zbulua se 76% kishin një ose më shumë simptoma gjashtë muaj pas diagnozës fillestare të infeksionit.

Simptoma më e zakonshme është lodhja ose dobësia e muskujve, në 63% të pacientëve, ndërsa vështirësitë e gjumit u panë në 26% ose të pacientëve dhe ankthi ose depresioni në 23%.

Pacientët të cilët ishin shtruar në spital në një gjendje më serioze dhe kishin nevojë për oksigjen ose ishin intubuar, gjashtë muaj më vonë kishin dëmtime më të mëdha të mushkërive dhe vështirësi në frymëmarrje (përkatësisht 29% dhe 56% të pacientëve), si dhe probleme me veshkat (13% pacientë).

Studimi lë gjithashtu të hapur pyetjen se sa e mundshme është një ri-infeksion, duke pasur parasysh se ai ka gjetur në ish-pacientë nivele më të ulëta të antitrupave neutralizues pas gjashtë muajsh, një reduktim me 53%, krahasuar me fazën akute fillestare të infeksioni.

Mbetet nën hetim se sa kohë mund të zgjasë faza e rikuperimit pas një infeksioni serioz./CNA.al


Share

Komente