December 8, 2021

Saelemaekers dhuron spetakël me topin, video bëhet virale në rrjetet sociale (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Milani ka zhvilluar një ndeshje të madhe ndaj Atletico Madrid duke merituar fitoren, që erdhi me golin e Junior Messias i hedhur në pjesën e dytë dhe në debutimin zyrtar në karrierë në Champions në moshën 30-vjeçare, duke qenë se karriera e tij realisht ka nisur 25 vjeç duke luajtur në kategoritë e ulëta.

Por, ndeshja ishte e mirë nga e gjithë grupi që duket se ka qenë totalisht perfekt në mbrojtje dhe cinik absolut në sulm me golin e shënuar me meritë dhe me një aksion të rrjedhshëm dhe me pasime.

Në sy ra dhe një moment i realizuar nga Alexis Saelemaekers ku bëri disa lëvizje interesante me topin ku më pas filluan duke e krahasuar me Ronaldinhon./h.ll/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *