Sali Berisha: Jemi në një monizëm më të fuqishëm se i vitit 1991

0
Shpërndaje lajmin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbajti fjalën e tij këtë të shtunë në Durrës, me rastin e 32-vjetorit të themelimit të kësaj force politike në këtë  qytet.
Berisha u shpreh se vendi ndodhet në një monizëm më të fuqishëm se i vitit 1991, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës.
“U ndala në këto momente, për të theksuar kushtet ku u zhvillua revolucioni demokratik. Kundër kujt u zhvillua? Kundër një sistemi monist. Po sot, ku jemi? Sot Durrësi dhe Shqipëria janë 32 vite larg nga ajo periudhë, por përsëri jemi në një monizëm absolutisht më të fuqishëm se i vitit 1991. Sot jemi në një monizëm, i cili ushtron mbi qytetarët shqiptarë të gjitha llojet e dhunës, përfshi edhe dhunën e teknologjive më moderne.
Sot jemi në një monist që vret ccdo ditë shpresën e të rinjve. Sot shqiptarët janë njerëzit më shpresë-vrarë, se e drejta nuk ekziston për ta, se ligji nuk ekziston, se pasuritë publike janë një mallkim, se fondet dhe taksat e tyre vidhen e vidhen. Se trajtohen në mënyrën më depersonalizuese”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU

Deputetja e PD-së zbulon skenarin: Salianji po lobon me deputetët për bashkimin
A do të shkarkohet Enkelejd Alibeaj? Flet deputetja e Partisë Demokratike
Alibeaj reagon pas përjashtimit të 4 deputetëve: Unë jam drejtues i PD

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *