Salianji: ‘Rithemelimi’ të përfshihet në bisedimet për presidentin e ri

Shpërndaje lajmin

Deputeti demokrat Ervin Salianji thotë se Komisioni i Rithemelimit duhet të përfshihet në bisedimet për procedurën e zgjedhjes së presidentin të ri.
Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, Salianji u shpreh nuk mund të ketë mbledhje të Grupit Parlamentar ditën e sotme, sepse nuk ka kuorumin e nevojshëm.
Sipas tij, Partia Demokratike duhet të funksionojë me rregullat e saj dhe jo të vendosura nga kryeministri Edi Rama.
“Sot nuk pati mbledhje të kryesisë së Grupit Parlamentar. Ka pasur përpjekje nga mua që të përfshiheshin në mbledhje edhe deputetë të PD-së nga Rithemelimi. Ne funksionojmë me rregulloren e PD-së dhe jo të Ramës. Kam komunikuar me pjesën më të madhe dhe nuk kam pasur njoftim për mbledhje të grupit parlamentar. Nuk ka mbledhje sepse nuk ka kuorum”, tha Salianji.
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka thirrur sot mbledhjen e deputetëve për të diskutuar për procedurën e zgjedhjes së kreut të shtetit. Takimi i deputetëve demokratë është njoftuar në orën 14:00.
LEXONI GJITHASHTU

‘Rithemelimi’: Alibeaj nuk mund të mbledhë deputetë në emër të PD-së
Kriteret për presidentin, Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar të PD-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.