Samiti i BE-BP në Tiranë, Bejko: Mesazh për Serbinë, nuk zbatoi detyrat e Europës

0
Shpërndaje lajmin

Pedagogu Roland Bejko ka komentuar samitin e BE-Ballkani Perëndimor  që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se është lajm i mirë që Shqipëria është zgjedhur si vendi për t’u zhvillohet ky samit.
Ndër të tjera ai tha se ky samit është dhe mesazh për Serbinë.
“Është një lajm shumë i mirë që Shqipëria është zgjedhur për t’u zhvilluar samiti i BE-Ballkan perëndimor. Faktori shqiptar në rajon është i rëndësishëm. Mund të ishte zgjedhur dhe Beogradi, pasi kështu pëlqejnë  evropianët. Ky është një mesazh edhe për Beogradin pasi nuk po i zbaton detyrat e dhëna nga Europa.
Nuk po vendos sanksione ndaj Rusisë. Pastaj marrëdhënia e tendosur që ka me Kosovën dhe kjo është një element që duke qenë se kosovarët i plotësuan kriteret e tyre për të përfituar nga liberalizimi i vizave, Europa u tregua skeptike. Është krijuar një ide që po mbështetet më shumë Serbia në krahasim me vendet e rajonit. Në kushtet që ne jemi kjo është inkurajim për shqiptarët dhe për Kosovën e për Maqedoninë, që shqiptarët të mos e shikojnë më Evropën si bashkësi që i refuzon shqiptarët për shkak të fesë së tyre”- theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU: 

TIA njoftim me rëndësi për qytetarët që udhëtojnë nesër nga Rinasi
Përse Abazoviç nuk vjen në samitin e Tiranës? Çoba zbulon se ç’po ndodh në Mal të Zi

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *