Samiti në Kotor përfundon me deklaratë të përbashkët – liderët zotohen për bashkëpunim
Në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin në Kotor, Mali i Zi, liderët e shteteve dhe qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor, miratuan deklaratë të përbashkët me të cilën e konfirmojnë përkushtimin e vendeve për treg të përbashkët rajonal të orientuar kah përforcimi i kapitalit njerëzor dhe zhvillimit të shkathtësive.
Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor do të punojnë me përkushtim edhe në nxitjen e transformimit digjital, mundësimin e mjedisit të volitshëm për afaristët, si edhe rritjen e konkurrencës.
Duke i njohur sfidat e përhershme dhe serioze të sigurisë, të shkaktuara nga rrethanat aktuale gjeopolitike, e sidomos agresionin rus mbi Ukrainën, liderët e Ballkanit Perëndimor në deklaratë e theksuan përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit në rajon, për të shfrytëzuar dinamikën në politikën e zgjerimit të BE-së, transmeton telegrafi, përcjell Albinfo.ch.
Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Planin e ri të rritjes njohin perspektivë për rajonin. Në deklaratën e përbashkët theksohet se gjashtë vendet janë të përkushtuara ndaj pranimit të mundësive që i ofron kjo nismë për rajonin, me qëllim që të lehtësohet transformimi ekonomik dhe social i shoqërive, duke e hapur rrugën për anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, sipas parimit për aderim të bazuar mbi merita gjatë këtij procesi.
Deklarata plotë e përbashkët e liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor “Një rajon, vizion i përbashkët”
1. Duke i njohur sfidat e përhershme dhe serioze të shkaktuara nga rrethanat aktuale gjeopolitike, e sidomos agresionin rus mbi Ukrainën, ne, liderët e Ballkanit Perëndimor 6 përsëri e theksojmë përkushtimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin në rajonin tonë, dhe të shfrytëzojmë dinamikën e ripërtërirë në politikën e zgjerimit të BE-së.
2. Duke e përshëndetur miratimin e Mekanizmit për reforma dhe rritje nga ana e Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE-së, që në mënyrë plotësuese do e inkurajojë rrugën aderuese të Ballkanit Perëndimor në BE, përmes sigurimit të ndihmës financiare plotësuese gjatë zbatimit të reformave fondamentale.
3. Në mënyrë përkatëse, në sinergji dhe bashkëpunim me partnerët tanë nga BE-ja, përgatitja e agjendave përkatëse reformuese e secilës nga vendet e Ballkanit Perëndimor është në rrugë të drejtë me qëllim që të arrihen reformat kryesore socio-ekonomike, duke e inkurajuar njëherazi demokracinë, vlerat themelore dhe sundimin e të drejtës si parakusht për stabilitet dhe prosperitet të rajonit të Ballkanit Perëndimor.
4. Me perspektivën e Planit të ri të rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor 6, ne jemi të përkushtuar ndaj pranimit të mundësive që i ofron kjo nismë për rajonin; qëllimi ynë është të lehtësojmë transformimin ekonomik dhe social të shoqërive tona, duke e hapur rrugën për anëtarësimin e plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, me këtë rast, duke mbetur të përkushtuar ndaj ruajtjes së parimit për aderim të bazuar mbi merita gjatë këtij procesi.
5. Duke i vlerësuar rezultatet e prekshme që i krijoi Tregu i përbashkët rajonal si shtytës i tregtisë rajonale dhe nxitës i integrimit ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ne, liderët e Ballkanit Perëndimor 6 mbetemi të përkushtuar ndaj përfundimit të iteracionit të fundit nga Plani i aksionit për Tregun e përbashkët rajonal që përfundon në vitin 2024 dhe bëjmë thirrje për zbatimin e plotë të marrëveshjeve paraprake të arritura në kontekstin e tij. I përkushtohemi pranimit të Planit të ri të aksionit për Tregun e Përbashkët Rajonal 2025-2024 në Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit 2024. Kjo fazë e re e Tregut të Përbashkët Rajonal do të jetë një shkallë kërcyese kah Tregu i vetëm i BE-së në shumë sektorë, me çka hapet potenciali ekonomik i rajonit dhe do të krijohen mundësi për sektorin tonë privat dhe (ndërmarrje të vogla dhe të mesme), si edhe për punëtorët.
6. Iteracioni i dytë i Planit të aksionit për Tregun e Përbashkët Rajonal do të mbindërtohet në fushat ekzistuese me prioritet nga Tregu i Përbashkët Rajonal, por nuk do të jetë i kufizuar në qarkullimin e lirë të mallrave, lëvizjen e lirë të shërbimeve, masave të tregtisë horizontale, zhvillimin e kapitalit njerëzor, mjedis i cili mundëson biznese dhe konkurrencë dhe transformim digjital. E ftojmë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe CEFTA-n të bashkërendisin, në bashkëpunim të ngushtë me organizatat rajonale, institucionet e BE-së, shoqëritë rajonale civile dhe institucionet ndërkombëtare financiare, si edhe organet relevante nga BP6, për të përpiluar planin për fazën e re të Tregut të Përbashkët Rajonal, përfshirë këtu edhe kornizën kohore për zbatim dhe rezultate të matshme. I ftojmë Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal dhe faktorët tjerë rajonalë të vazhdojnë me mbështetjen dhe të lehtësojnë inkuadrimin е parlamenteve në Procesin e Berlinit dhe agjenda tjetër rajonale për integrim.
7. Të vetëdijshëm për rëndësinë e tij për konvergjencën e përshpejtuar, ne jemi të përkushtuar ndaj përmbushjes së të gjitha kushteve për bashkëngjitje ndaj Zonës Unike të Pagesës me Euro (SEPA) siç është theksuar në Deklaratën e Tiranës prej më 29 shkurt. Në këto përpjekje, Komisioni Evropian do të sigurojë ndihmën e domosdoshme dhe të shpejtë që të arrihet aderimi i parë në rajonin SEPA, deri në fund të vitit 2024.
8. Duke e njohur nevojën për përmirësimin e lëvizjes së lirë të mallrave, gjashta e Ballkanit Perëndimor, Sekretariati i CEFTA-s dhe Bashkësia Transportuese do e finalizojnë dhe implementojnë udhërrëfyesin për korridoret e gjelbër, përfshirë edhe përmes tregtisë së përforcuar intra-rajonale në suazat e Ballkanit Perëndimor, bashkëpunimin e përmirësuar doganor ndërmjet Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe modernizimin e kalimeve doganore/të përbashkëta.
9. Duke e pasur parasysh rëndësinë e mekanizmit efikas për. Zgjidhjen e kontesteve tregtare, e njohim rëndësinë e përfundimit të negociatave për Protokollin plotësues 7 të CEFTA-s për zgjidhjen e kontesteve me qëllim që të prezantohet marrëveshja në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit. Për këtë qëllim, CEFTA do të sigurojë trajtim të njëjtë për të gjitha palët.
10. Më tej, pas Udhërrëfyesit gjithëpërfshirës, do të përpilohen caqe me qëllim që të adresohen kalimet kufitare paraprakisht të zgjedhura si prioritare. Krahas kësaj, duke e mbindërtuar Udhërrëfyesin, liderët shprehën mbështetje të plotë për vendosjen e Programit rajonal për lehtësimin e tregtisë dhe transportit, me qëllim që të sigurohet konvergjenca e rajonit ndaj Tregut unik të BE-së përmes zvogëlimit të barrierave tregtare dhe harxhimeve dhe përmirësimit të efikasitetit transportues ndërmjet BP6 dhe BE-së. Programin do e zbatojë Banka Botërore në bashkëpunim me Bashkësinë Transportuese CEFTA dhe Komisionin Evropian, bashkë me Programin për transport të sigurt dhe të qëndrueshëm të BE-së.
11. Duke e ndjekur prioritetin tonë për bashkëngjitjen graduale në Tregun Unik të BE-së, gjashta e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioni Evropian do të punojnë bashkë për të përpiluar marrëveshje për vlerësim dhe pranim të përputhshmërisë (ACAA) dhe për vendosjen e Akademisë për Tregun Unik, e cila do të mundësojë që secili nga sistemet individuale të BP6 të jetë tërësisht i harmonizuar me ato të BE-së.
12. Me qëllim që të kontribuohet në konkurrencën industriale dhe të përforcohet autonomia strategjike e BE-së, palët e interesuara nga gjashta e BP iu bashkëngjit Aleancës për Medikamente Kritike. Si anëtare e Aleancës, gjashta e Ballkanit Perëndimor synon të luajë rol aktiv në përforcimin dhe diversifikimin e zinxhirëve për furnizimin me medikamente kritike në BE, duke i zmadhuar në fund përpjekjet për parandalim dhe menaxhim efikas me mungesën.
13. Duke e konfirmuar përkushtimin tonë ndaj vazhdimit të këtij bashkëpunimi të frytshëm, mund të shpallim me kënaqësi se takimi i ardhshëm i liderëve të gjashtës së Ballkanit Perëndimor për Planin e rritjes do të mbahet në Bosnjë dhe Hercegovinë. Të vetëdijshëm se zbatimi i suksesshëm i Planit të Rritjes dhe përparimi jonë ekonomik arrihen vetëm përmes bashkëpunimit tonë të mirë, përparimit demokratik, harmonizimit me politikat, vlerat dhe standardet e BE-së, ne jemi të gatshëm për fazën e ardhshme të bashkëpunimit tonë, i cili gradualisht do na çojë deri në Tregun e përbashkët Rajonal efikas i cili është mirë i integruar në Tregun Unik të BE-së.
14. Me qëllim të përmirësimit të ndërlidhjes digjitale, BP6 dhe Komisioni Evropian do të punojnë bashkë për të integruar rajonin në shërbimet e sigurta të BE-së, pasi që legjislacioni nacional të harmonizohet me identifikimin elektronik, autentifikim dhe shërbime të sigurta (eIDAS), do të zhvillohen kuletat digjitale nacionale të identitetit të cilat do të jenë interoperabile në nivelin rajonin. Me këtë, do i mundësohet Ballkanit Perëndimor të jetë pjesë e Kuletës digjitale të Identitetit e BE-së.
15. Gjashta e Ballkanit Perëndimor janë të përkushtuar ndaj intensifikimit të përpjekjeve për ndjekjen e obligimeve të kaluara dhe detyrave të ndërmarra, përfshirë edhe zbatimin e plotë të marrëveshjeve për mobilitet. Secili prej shteteve, duhet në mënyrë të përpiktë ti adresojë dhe eliminojë pengesat për realizimin e interesave të përbashkëta që rrjedhin nga kjo agjendë, për të cilën pranojmë se është në dobi të qytetarëve tanë prosperitetin ekonomik dhe integrimin evropian për rajonin tonë. Për këtë qëllim, obligohemi të sigurojmë institucione rajonale tërësisht funksionale për të nxitur Tregun tonë të Përbashkët Rajonal dhe për tu përgatitur për integrimin tonë më të afërm në Tregun Unik të BE-së.
16. Të udhëhequr nga dëshira për të përforcuar sigurinë rajonale, për të përmirësuar integritetin financiar dhe për ët përforcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit financiar, liderët e BP6 e shprehin interesin e tyre për ti hulumtuar mundësitë e bashkëpunimit me trupin e ri për parandalimin e larjes së parave të Bashkimit Evropian (AMLA).
*Bosnja dhe Hercegovina do i shqyrtojë aktivitetet e propozuara në përputhje me pjesën kushtetuese të autorizimeve të institucioneve të BeH, entiteteve dhe kantoneve, respektivisht, në bashkëpunim me të gjitha institucionet relevante në BeH, përmes mekanizmit të koordinimit.
*Republika e Maqedonisë së Veriut, edhe pse e pranon deklaratën, shpreh rezerva në drejtim të aktivitetit të mëtejmë për përpilimin e kornizës kohore në raport me kornizat e propozuara të Tregut të Përbashkët Rajonal 2 sepse ballafaqohet me zgjedhjen e pritur të Qeverisë së re./Albinfo.ch/