Sandër Lleshaj me ‘dorë të fortë’, del me paralajmërimin e rëndësishëm: Shumë shpejt do të fillojmë një aksion

Share

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj doli sot me një paralajmërim të fortë nga Vlora ku ishte për ishte për një analizë të punës së policisë.

Lleshaj paralajmëroi sedo të nisë një aksion në të gjithë vendin ndaj atyre q ënuk kanë performacë të mirë në punë.

“Jam në Vlorë për një analizë pune. Goditja kundër kanabisit apo veprimtarive kriminale dhe pasurive të vëna nga krimi në fokus. Shumë shpejt do të fillojë një aksion në të gjithë vendin.

Goditja ndaj kultivimit dhe pasurive të vëna nga krimi. Ndryshimet në polici bëhen për shkak të performancës së gjithsecilit. Puna matet për gjithsecilin. Masa do të merren në vijimësi ndaj atyre që nuk kanë performancë në punë” tha Lleshaj.

Duke u ndalur te personat e zhdukur në Vlorë, i fundit në tetor të këtij viti ende pa asnjë gjurmë, Lleshaj tha “Ka raste në Vlorë dhe gjithë Shqipërinë. Nuk janë të dhënat tona që janë 22 të zhdukur nga viti 2016 në Vlorë. Nuk na rezulton reale” tha ai.

The post Sandër Lleshaj me ‘dorë të fortë’, del me paralajmërimin e rëndësishëm: Shumë shpejt do të fillojmë një aksion appeared first on Lajme.al.


Share

Komente