October 24, 2021

Santos: Trishtim dhe zemërim i madh, lojtarët e mi janë ende duke qarë

Shpërndaje lajmin

Një gol i Thorgan Hazard shkurorëzoi Portugalinë si kampione në fuqi dhe solli kalimin e Belgjikës në çerekfinalet e Euro 2020. Zemërim, trishtim dhe lot te kombëtarja luzitane, që luajti më mirë se “Djajtë e Kuq”, por i mungoi vetëm goli.

Të eliminohesh në këtë mënyrë të dhemb dhe Fernando Santos nuk e fshehu mërzitjen e tij në prononcimin e dhënë pas ndeshjes. Trajneri i Portugalisë zbuloi se në dhomat e zhveshjes së Portugalisë të gjithë po qajnë prej humbjes.

Ndihemi të zhgënjyer dhe të trishtuar, disa nga lojtarët e mi janë ende duke qarë. Unë mund t’i fajësoj për asgjë, pasi të gjithë dhanë gjithçka sonte.

Belgjika goditi vetëm gjashtë herë portën tonë, ndërsa ne goditëm 29 herë portën e dytë dhe u ndalëm dy herë nga shtylla. Gjithsesi, humbja mbetet humbje.

Sinqerisht që nuk gjej fjalë në këto momente. Të gjithë besonim te kualifikimi, mbërritja në finale dhe fitimi i trofeut“, deklaroi trajneri i Portugalisë. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *