Sarrazin pas takimit me Kurtin: Dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist

0
Shpërndaje lajmin

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në një deklarim për media e ka quajtur sulmin e djeshëm kriminal dhe terrorist, përcjell albinfo.ch.
“Për mua është e rëndësishme që të jem sot në Prishtinë, në Kosovë. Dje ka qenë një situatë e tmerrshme. Ne dënojmë ashpër këtë sulm kriminal dhe terrorist ndaj Policisë së Kosovës dhe jemi këtu që të shprehim ngushëllimet dhe solidaritetin për familjen e policit të vrarë dhe gjithë Kosovës. Në këtë situatë qëndrojmë krah jush”, tha Sarrazin.
Ndryshe, vizita e tij vjen pas sulmeve të djeshme ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra një polic, një u plagos dhe një tjetër u lëndua, teksa Gjermania dje dënoi sulmet dhe u paralajmërua vizita e Sarrazin në Kosovë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *