Sarrazin: Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën

Shpërndaje lajmin

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin ka bërë të ditur qëndrimin zyrtar të Berlinit se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa njohjen e Kosovës.
Sarrazin në një intervistë për gazetën “Nova”, theksoi se BE është kryesorja lidhur me negociatat, të cilat zhvillohen midis Beogradit dhe Prishtinës dhe është e nevojshme të arrihet një marrëveshje midis dy palëve, si dhe e rëndësishme është që përfaqësuesit e serbëve sa më shpejt që ështe e mundur t’i kthehen institucioneve të Kosovës.
Sarrazin iu referua mesazheve që vinin nga Beogradi në të kaluarën, siç është ai i presidenti të Serbisë se “nuk i beson Gjermanisë”.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *