Sassoli shprehet në favor të anëtarësimit të shteteve të Ballkanit në BE

Shpërndaje lajmin

 David Sassoli, President i Parlamentit Evropian, ka bërë thirrje që të lejohen shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
Sipas tij, zgjerimi i bllokut do të ishte shumë pozitiv për paqen dhe prosperitetin e kontinentit evropian.
“Zgjerimi mund të sjellë përfitime të mëdha edhe për rajonin dhe Evropën, duke ndihmuar në stabilitetin, prosperitetin dhe paqen në kontinent. Në secilin prej këtyre shteteve ende ka nevojë që të përmbushen reformat, BE-ja duhet të mbajë premtimet e dhëna dhe të njohë përparimin e këtyre shteteve”,ka deklaruar Sassoli.
BE-ja tashmë është duke zhvilluar bisedime për anëtarësim me Malin e Zi dhe Serbinë, ndërkaq Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë zyrtarisht shtete kandidate për anëtarësim dhe presin fillimin e bisedimeve. Deri më tani, Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina konsiderohen si kandidate potenciale.  Por, sa shpejt mund të ndodhë anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE, sipas kryeparlamentarit evropjan Sassoli, kjo varet nga përmbushja e kritereve për anëtarësim.

Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *