Sazan Guri ‘i nxjerr bojën’ moderatorit: Shkoj te Blendi Fevziu si inxhinier e më thërret si kuzhinier

Share

Ambientalisti Sazan Guri ka prezantuar librin e tij më të ri “Albumi Albanologjik”. I ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ka treguar më shumë detaje rreth këtij libri, ku padyshim nuk kanë munguar as batutat që e karakterizojnë Gurin.

Ndër të tjera, ai u ndal tek një prej botimeve të tij të mëhershme, në të cilin ka elementë të kuzhinës shqiptare dhe emërtime të saj.

Guri kujtoi edhe momentin, kur moderatori Blendi Fevziu e kishte ftuar në emisionin “Opinion” pikërisht për të folur për kuzhinën, duke shkaktuar shumë të qeshura në studio.

“Shkoj te Blendi Fevziu si inxhinier e më thërret si kuzhinier. Si ka mundësi i thash? Epo më ke shkruar një libër, më tha”, u shpreh Sazan Guri.


Share

Komente