​Scholz: Fitorja e Macron, në favor të Evropës

Shpërndaje lajmin

Kancelari gjerman Olaf Scholz uroi sonte Emmanuel Macron për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, duke besuar se votuesit francezë kishin dërguar një “sinjal të fortë në favor të Evropës”.
“Urime”, shkroi Scholz në Twitter në frëngjisht dhe më pas vazhdoi në gjermanisht.
“Urime i nderuar President! Votuesit tuaj sot dërguan një sinjal të fortë në favor të Evropës. Mezi pres të vazhdoj bashkëpunimin e mirë”, ka thënë Scholz.
Sipas exit poll-eve, Macron, ka fituar në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale përball lideres së ekstremit të djathtë Marin Le Pen.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.