Scholz, Macron dhe Meloni në letrën e përbashkët: Kosova ta bëjë Asociacionin, Serbia njohjen de-facto

0
Shpërndaje lajmin

Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, presidenti i Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, përmes një letre të përbashkët të lëshuar nga Kancelaria e Gjermanisë pasditën e sotme, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto.
“Me qëllim të arritjes së progresit të shpejt në zbatim, ne i bëjmë thirrje Kosovës që të nisë procedurën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, siç përshkruhet në draftstatut, ndërsa Serbisë që të jetësojë njohjen de-facto. Formalitetet, përfshirë ato ndërlidhur me adoptimin, nuk duhet të qëndrojnë në rrugën e progresit për këtë çështje”, thuhet në letër, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket takimeve të djeshme, në letër thuhet se liderët evropianë mirëpresin angazhimin “e të dyja palëve”.
“Kemi marrë parasysh komentet e bëra nga të dy liderët e Kosovës dhe Serbisë për statutin evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe gatishmërinë e tyre të shprehur për zbatim. Draftstatuti që kemi prezantuar dhe e shtyjmë përpara plotësisht, përfshin një mënyrë moderne evropiane për ta trajtuar çështjen e ndjeshme të mbrojtjes së pakicave, në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira evropiane, brenda parametrave të përcaktuara nga palët”, thuhet në letër.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *