“S’do t’i njohim zgjedhjet në Kamzë”: Kandidati i Berishës: Ishte rezultat makinerie
Kandidati i “Bashkë Fitojmë” në Kamzë, Arjan Hoxha i cili humbi përballë Rakip Sulit tha se nuk do ta njohin rezultatin e zgjedhjeve në këtë bashki.
Ai e cilësoi një rezultat makinerie, atë që i dha Rakip Sulit 24 mijë vota në një kohë që siç theksoi në zgjedhjet e 2019, kur nuk kishte asnjë kandidat përballë kishte marrë 10 mijë vota.
“Pajisjet elektronike ishin një dështim total, pasi pajisja e identifikimit elektronik nuk funksionoi në asnjë qendër votimi. Kërkojmë të sekuestrohen serverat në çdo pajisje në të gjitha qendrat e votimit. Hetim për pajisjet që kanë ardhur me 0 garanci. Ne do të mbrojnë votat. Një provë e kristaltë e manipulimit është edhe vetë rezultati në Kamzë. Suli ka marrë 10 mijë vota në 2019 kur garoi vetëm, sot me kandidatë përballë ka marrë 24 mijë. Rezultati është rezultat makinerie, 20 mijë vota më shumë në 2 vite është i pamundur. Rast unikal në historinë e politikës. Nuk do ta njohim këtë rezultat, kurrë”, tha Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Fitoi zgjedhjet në Kamzë, Suli: Sot iu bë varrimi politik ‘Non Gratës’
PS fiton Kamzën/ Dyrnjaja: Arsyeja pse ikin shqiptarët, opozita s’është alternativë