Së shpejti vjen dhe “supervaksina” që lufton koronavirusin dhe gripin

Share

Një ekip kërkuesish bën me dije se brenda një viti do të jetë gati një “supervaksinë” që do të mbrojë njerëzit njëkohësisht nga gripi i zakonshëm dhe koronavirusi.

Profesori Ronald Eccles, që drejton një nga katedrat e universitetit të Kardifit prej 30 vitesh shprehet se nuk ka asnjë pengesë të pakapërcyeshme për të kombinuar dy vaksinat në një të vetme.

“Besoj se në të ardhmen do të kemi një vaksinë të kombinuar për gripin dhe koronavirusin. Është më e lehtë dhe për njerëzit të bëjnë një vaksinë sesa dy”, shprehet profesori.

Eccles nënvizon se së pari do të duhej të kryheshin kontrolle sigurie për të mos ndërveprime të dëmshme midis dy vaksinave, por shton se nuk kishte gjasa të kishte ndonjë problem.

Kombinimi i vaksinave në një të vetme është përdorur shpesh në vaksinimin e fëmijëve.


Share

Komente