Sejko: Inflacioni vijon në nivele të larta, lufta ngadalësoi ekonominë

0
Shpërndaje lajmin

Ekonomia shqiptare vijon të ndikohet nga konflikti në Ukrainë, situatë që ka sjellë rritjen e ndjeshme të inflacionit dhe ngadalësimin e ekonomisë.
Kështu tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për mediat të mërkurën.
“Informacioni i ri i marrë në analizë sugjeron se goditjet e ofertës do të jenë më të forta dhe më të qëndrueshme në kohë se vlerësimet tona të mëparshme. Për rrjedhojë, inflacioni pritet të qëndrojë më gjatë mbi objektivin e Bankës së Shqipërisë, ndërsa ritmi i rritjes ekonomike, ndonëse pozitiv, do të jetë më i ulët se pritjet tona të fillimvitit”, tha Sejko.
Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës vëren se ekonomia shqiptare do të ruajë stabilitetin e saj monetar dhe financiar ndaj vendosi të mos ndryshojë politikat monetare për vitin 2022, tha Sejko.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Sejko: Çmimet do mbeten të larta të paktën edhe gjysmën tjetër të vitit
Ekonomia e Rusisë nuk do të rimëkëmbet deri në fund të 2023-shit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *