Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së takohet sot me Putinin

Shpërndaje lajmin

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres do të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, por pritshmëritë nga takimi thuhet se janë të ulëta pas përpjekjeve të dështuara diplomatike deri më tani, shkruan BBC.
Bisedimet mes Putinit dhe Guterres pritet të përqendrohen në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku pavarësisht shpalljes së fitores, forcat ruse nuk kanë arritur të marrin fabrikën e çelikut Azovstal.
Ukraina i ka kërkuar Guterres të sigurojë hapjen e një korridori humanitar për të evakuuar civilët që janë strehuar brenda Azovstal. Sekretari i OKB-së pritet gjithashtu të udhëtojë në Kiev të enjten ku do të takohet me Presidentin Volodomyr Zelensky.
SHBA do të nisë gjithashtu bisedimet e mbrojtjes në lidhje me Ukrainën me dhjetëra vende sot, me sekretarin e mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin. Këto bisedime vijnë pasi Ministri i Jashtëm i Moskës Sergei Lavrov ka paralajmëruar se rreziku i një Lufte të Tretë Botërore “është serioz” dhe kritikoi qasjen e Kievit për prishjen e bisedimeve të paqes.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, megjithatë, u përgjigj se Lavrov po përpiqej të “friksonte botën” nga mbështetja e vendit.
/

Leave a Reply

Your email address will not be published.