Sekretarja virtuale Alexa, krijuar nga Amazon, i rrëfen gruas për tradhtinë e bashkëshortit me shërbyesin 65 vjeçar

Share

Një biznesmen i Karolinës së Veriut paditi kompaninë e njohur Amazon për një shumë prej 23 milion dollarësh pasi ‘sekretarja virtuale’, Alexa, i zbuloi gruas së tij se ai kishte një lidhje jashtëmartesore.

Ralph Siemens, 47 vjeç, një sipërmarrës i suksesshëm i softwerit Raleigh, u kthye nga puna në shtatorin që lame pas dhe e gjeti shtëpinë e zbrazët, pasi gruaja e tij kishte bërë kërkesë për divorc dhe ishte larguar me të gjitha gjërat e tyre.

Avokati i gruas, Jeffrey Smiths, pretendon se klientja e tij mësoi për lidhjen jashtëmartesore të burrit të saj pasi Alexa, asistentja virtuale, një teknologji e zhvilluar nga Amazon, i kishte treguar.

“Klienti im ka pasur disa biseda të thelluara me Alexan, në të cilat ajo i zbuloi klientit tim se burri i saj ishte duke u argëtuar në një lidhje me shërbyesin e tyre Eduardo,” i tha avokati Jeffrey Smiths shtypit.

Avokati i Ralph Siemens, Ron Cassidy, mohoi akuzat se klienti i tij po argëtohej në një “lidhje homoseksuale” me shërbyesin e familjes së tyre dhe njoftoi se klienti i tij do të padisë kompaninë e teknologjisë shumëkombëshe për prishjen e martesës së klientit të tij.

“Unë jam një i krishterë që i frikësohet Zotit. Unë nuk jam një homoseksual dhe as një sadomazokist, adhurues i Satanait dhe nëse do të isha, unë ndoshta do të zgjidhja të bëja seks anal me dikë më bukurosh se shërbëtori im 65-vjeçar Eduardo,” tha Siemens për shtypin, i irrituar nga akuzat.

Eduardo Ramirez, shërbyesi i familjes, 65 vjeç,  kundërshtoi versionin e të pandehurit gjatë dëshmisë së tij dhe shtoi se ai ishte shokuar nga saktësia e përshkrimeve të dhëna nga Alexa për lidhjen e tij me burrin e paditëses.

“Alexa dinte për gjithçka. Lojërat seksuale që kemi luajtur me banane, tranguj, madje dhe me qenin e fqinjit. Dukej sikur ajo na kishte spiunuar gjatë gjithë kohës. Jam shumë i turpëruar ”, i tha Ramirez gjykatësit në gjykatë.

Një proces i ngjashëm ishte ngritur kundër Amazon në 2016 kur një grua dyshohet se ishte paralajmëruar nga Alexa që burri i saj masturbohej me disa pajisje të kuzhinës së tyre, por përfundimisht u shkarkua nga gjykatësi i cili shpjegoi se marrëdhëniet seksuale me pajisjet e shtëpisë nuk mund të trajtoheshin njësoj si kurorëshkelja. /Përshtati A.H

amazonsue2

(Në foto: Avokati dhe i pandehuri)

The post Sekretarja virtuale Alexa, krijuar nga Amazon, i rrëfen gruas për tradhtinë e bashkëshortit me shërbyesin 65 vjeçar appeared first on Media .


Share

Komente