Sekreti i Jennifer Lopez për të mbajtur larg rrudhat(FOTO)

Share

Edhe pse vitet kalojnë, Jennifer Lopez, vijon të mbetet në super formë. Ajo çfarë na lë gjithmonë pa fjalë nga këngëtarja është portreti i saj rinor.

Në fytyrën e saj është paska e vështirë të gjesh një rrudhë, dhe shpesh ajo akuzohet nga fansat për botox.

Këngëtarja një gjë të tillë e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike. Javën e kaluar Lopez u shpreh se për “rininë e saj të përjetshme i detyrohet vajit të ullirit”.

Jennifer Lopez ka treguar se si dikur, kur ishte 23 vjeçe një doktor u përpoq ta bindte të bënte botox, por ajo nuk pranoi.

“Thjesht pyes veten se çfarë do të më kishte ndodhur po të kisha nisur botox-in aq e re. Fytyra ime do të ishte krejtësisht ndryshe nga kjo që kam sot”, tha ajo.

Fansat sërish janë të sigurt që ajo ka bërë ndërhyrje në lëkurë, pasi sipas tyre, është e pamundur që të jetë kaq e re edhe në moshën 51-vjeçare. Ata nuk e besojnë dot se vaji i ullirit ka bërë “magji” në fytyrën e saj.

“J-Lo nuk ka ndryshuar që nga viti 1998. Do jetë ndonjë vaj i nivelit superhero”, ironizon një ndjekës.

Lind pyetja a i mban vaji i ullirit larg rrudhat?

Vaji i ullirit përmban antioksidantë, për të cilin disa njerëz pohojnë se ndihmon në zvogëlimin e shfaqjes së vijave të imëta dhe rrudhave.auto oliveoil1613930592 300x200 1auto jlo1613930581 249x300 1auto oliveoil1613930592 1 300x200 1


Share

Komente