November 27, 2021

Sekreti i një kombi, cili është çelësi i lumturisë i njerëzve që jetojnë në Bhutan

Shpërndaje lajmin

Tani që shteti i Bhutanit po hap kufijtë një murg budist shpjegon  konceptin e lumturisë së kombit. Lumturia është një shqetësim për gjithë njerëzit thotë hirësia e tij Khedrupchen Rinpoche. Ai ka deklaruar për “BBC” se njohja e lumturisë është një qëllim i qenies njerëzore.

Murgu që tani është drejtuesi i një manastiri në qytetin Trongsa ka kaluar 12 vjet të jetës së tij duke i shpjeguar botës konceptet e budizmit dhe si t’i aplikojnë për ta bërë më të lumtur jetën e tyre pavarësisht fesë dhe kulturës. Bhutani është një shtet me 760,000 banorë që ndodhet mis dy fuqive ekonomike dhe politike si Kina dhe India.

Vendi është i njohur ndërkombëtarisht për konceptin e lumturisë të implementuar nga mbreti Jigme Singye Wangchuck në vitin 1972. Ky koncept bazohet në zhvillimin e qëndrueshëm socio-ekonomik të vendit, mbrojtjen e mjedisit, promovimin e kulturës dhe qeverisjes së mirë. Rinpoche deklaroi që konceptet ndikojnë në kualitetin e jetesës së çdo personi.

Përpara pandemisë murgu udhëtonte nëpër botë dhe jepte leksione mbi lumturinë. Ai së shpejti do që të hapë akademinë e parë të budizmit në Bhutan që do jetë e hapur për çdo person. Rinpoche deklaroi që lumturinë njeriu nuk duhet ta kërkojë jashtë vetes së tij.

Koncepti i lumturisë së njeriut varet nga dashuria, dhembshuria, përkohshmëria dhe karma sipas murgut. Rinpoche mendon se në qoftë se njeriu do veten e tij mund të ketë dhembshuri dhe për të  tjerët. Ai mendon që çelësi i lumturisë është dashuria.

Chunjur Dozi që drejtonte grupet turistike para pandemisë tregon se komuniteti është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë së Bhutanit dhe që ai gjithmonë para së të bëjë diçka mendon se çfarë do përfitojë komuniteti nga veprimi i tij.

Tani që mbretëria ka hapur kufijtë e saj ai po përpiqet të promovojë kulturën, produktet vendase dhe recetat e kuzhinës sidomos specialitetin e orizit të zi. Rinpoche në konceptin e tij të përkohshmërisë shpjegon që njeriu nuk duhet të demoralizohet për një ngjarje të keqe që i ndodh sepse çdo gjë ndryshon në jetë. Murgu deklaroi që koncepti i karmës ka të bëjë me pasojat, kushtet dhe efektet. Ai deklaroi që veprimet dhe zgjedhjet që bëjmë në jetë ndikojnë në botën që na rrethon.

Ai gjatë intervistës për “BBC” pranoi që vendi i tij ka probleme me inflacionin, rritjen e çmimeve dhe pasigurinë ushqimore. Gjatë kohës së pandemisë 50.000 njerëz humbën vendin e punës në sektorin e turizmit si Dozi por konceptet e lumturisë ndikuan në përballimin e krizës së shkaktuar nga pandemia.

Qeveria ndaloji pagesën e taksave, ndihmoji ekonomikisht qytetarët dhe deputetët dhuruan një muaj të pagës së tyre. Autoritet kanë arritur të vaksinojnë 90.2% të popullatës.

Biznesmeni dhe konsulenti Thinley Choden deklaroi që shoqëria e Bhutanit ka një sens të mirënjohjes, komunitetit dhe të identitetit kombëtar. Murgu Rinpoche në fund të intervistës ndau mesazhin që njerëzit duhet të jetojnë momentin dhe që lumturia varet nga ata. / /


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *