Shpërndaje lajmin

Policia kufitare në Portin e Durrësit ka sekuestruar 150 000 euro dhe 164 735 paund britanik, të cilat dyshohet se janë përfituar si rezultat i veprimtarisë kriminale.
Shumat e konsiderueshme të parave u gjetën në çanta brenda një kamioni që po hynte në Republikën e Shqipërisë.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e shoferit të mjetit të transportit të mallrave, si dhe ka bërë sekuestrimin e parave të padeklaruara.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
“Në bashkëpunim me Policinë Kufitare të portit Durrës dhe Sektorin për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Durrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Shuma”, në kuadër të të cilit u kalua për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, kamioni që drejtohej nga shtetasi D. H., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili udhëtonte nga Italia për në portin e Durrësit.
Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në kabinën e kamionit, 150 000 euro dhe 164 735 paund britanik, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e poseduesit/sve të këtyre shumave të parave në euro dhe në paund”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *