Sekuestrohen 500 kg kanabis në Vlorë, arrestohen 7 persona (EMRAT)
Një megaoperacion është zhvilluar ditën e sotme në Vlorë ku si rezultat janë sekuestruar
500 kg lëndë narkotike kanabis.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor të koduar “Reset” në pranga kanë rënë:
Idriz Meminaj
Romir Meminaj
Emanuel Meminaj
Nertin Gjoni
Xhuliaono Gjoni
Laurent Lika
Altin Meçi
Gjithashtu Janë shpallur në kërkim dhe disa persona të tjerë. Sipas policisë droga do të transportohej në rrugë detare drejt Turqisë.
Ndërkohë gjatë kontrollit të banesave janë gjetur dhe sekuestruar dhe dy armë zjarri dhe automjete e aparate celularë.
Këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar në formën e një grupi për të prodhuar, ambalazhuar dhe trafikuar jashtë vendit lëndë narkotike.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kam pacientë që mezi ecin, të paralizuar nga azoti i tullumbaceve”-mjeku nga Londra
Maqedonci ngre shqetësimin: Trupat serbe në kufi me Kosovën kërcënojnë stabilitetin