Sekuestrohet 27 ton mish pule në Portin e Durrësit/ Kompania ngre ankesë

Share

Ditën e sotme janë sekuestruar në Portin e Durrësit 27 ton mish pule që kishte ardhur nga Argjentina.

Inspektoriati Doganor ka bllokuar sasinë e mishit dhe po kryhen verifikime, ndërsa kompania ka bërë ankesë për sekuestrimin.

Drejtuesit e kompanisë pretendojnë se verifikimet po kryhen në kushte të papërshtatshme. Ata thanë se  mishi duhet ruajtur në temperaturë shumë të ulët, pasi rrezikon të prishet.

Ata kanë kërkuar që produkti t`i nënshtrohet procedurave në ambientet e kompanisë, por kërkesa e firmës është refuzuar nga autoritetet doganore dhe nga policia kufitare./ CNA.al


Share

Komente