Semanaj: S’na mjaftojnë 2 satelitë, monitorimi në kohë reale gënjeshtër

Shpërndaje lajmin

Eksperti i IT, Besmir Semanaj tha në emisionin Review në Euronews Albania se dy satelitë nuk i mjaftojnë Shqipërisë për të kontrolluar territorin.
Semanaj u shpreh se monitorimi i kufijve dhe territorit në kohë reale është thjesht një gënjeshtër, pasi nga këta satelitë mund të kemi vetëm të dhënë njëherë në 7 orë.
Ai tha se nuk është kundër satelitëve, por kundër marketingut dhe diskursit politik të kryeministrit që thotë Shqipëria ka dy satelitë, ndërkohë që kemi vetë shërbimet.
“Nuk na dalin dy satelitë për të kontrolluar territorin. Monitorimi i kufijve dhe territorit në kohë reale është thjeshtë një gënjeshtër, mund të kemi vetëm të dhënë njëherë në 7 orë. Nuk kemi pse paguajmë për shërbime që mund ti kemi pa pagesë ose me kosto më të ulët. Monitorimin e trafikut e ofron Google me pagesë shumë më të ulët. Ndërsa monitorimi i hashashit mund të bëhet lirisht përmes dronëve që ka blerë qeveria. Ato miliona euro janë përdorur për marketing, Shqipëria është projekti më i madh i kësaj kompanie”, tha Semanaj.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Satelitë në orbitë? Inxhinierja gjermane tregon pse do i shërbejnë Shqipërisë
‘Edhe pamje të nëntokës’, Sejdarasi tregon shërbimet që do të ofrojnë satelitët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *