Senatorët amerikanë letër Blinken për shqiptarët në Luginën e Preshevës
Senatorët amerikanë Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters, i janë drejtuar me një letër Sekretarit Amerikan të Shtetit Anthony Blinken, për garantimin e të dejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Lajmi është bërë publik nga këshilltarja politike e Kryeministrit të Republikës së Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinanai.
Sinani ka paraqitur përmes një postimi në Twitter dhe letrën e firmosur nga dy senatorët, ku theksohet se zyrtarët lokal kanë faktuar diskriminimin e shqiptarëve nga Beogradi.
Sipas tyre kërkohet ndërhyrje për të bërë të mundur që Serbia të respektojë planin 7 pikësh që siguron të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
“Brifing-u për Luginën në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni K. Ernst dhe Senatorit Gary C. Peters, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat i mbajtur me 28.02.2023, dha rezultatet e veta”, shkruan Sinani.
#tdi_1_0db .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://euronews.al/wp-content/uploads/2023/09/letra.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1_0db .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://euronews.al/wp-content/uploads/2023/09/letra-2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
1 of 2