Senol Gunes: Italia superiore, na mundi një ekip me entuziazëm

Shpërndaje lajmin

Senol Gunes dorëzohet dhe pranon që Italia ishte superiore ndaj Turqisë së tij. Trajneri turk, pas ndeshjes që e humbi 0-3, deklaroi: “Luanim me skuadrën pritëse, në ndeshjen hapëse të Europianit. Prisnim një lojë të mirë, por Italia ishte superiore ndaj nesh.

U përpoqëm të kontrollonim topin, por nuk mundëm dot nga presioni i tyre. Nuk është e lehtë kur kundërshtari ta merr topin. Italia ishte më e gatshme për të fituar. Humbëm ndaj një ekipi që luan me entuziazëm.

1 pikë, ose 3 sonte, do kishin qenë shumë të rëndësishme për ne. menduam se të fitonim ndaj një ekipi të fortë do na jepte moral dhe forcë. Kjo nuk ndodhi dhe na vjen keq.

Kemi dy ndeshje përpara dhe dëshirojmë të fitojmë ato. Futbolli ndryshon nga ndeshja në ndeshje. Shpresojmë të reflektojmë në fushë ndaj Uellsit dhe të bëjmë një lojë të mirë”. / abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *