Separatistët humbasin zgjedhjet/ Katalonjë, PS pro-bashkimit merr shumicën e votave

0
Shpërndaje lajmin

Partitë separatiste në Katalonjë rrezikojnë të humbasin pushtetin dhjetëravjeçar pasi Partia Socialiste pro-unionit siguroi shumicën e votave në zgjedhjet e së dielës.
Katër subjektet pro-pavarësisë, të udhëhequra nga partia Së Bashku e ish-presidentit rajonal Karl Puzhdemont prisnin të merrnin në tërësi 61 mandate parlamentare, 7 më pak nga kuota prej 68 mandatesh të nevojitura për një mazhorancë parlamentare.
Ndërsa socialistët, të udhëhequr nga ish-ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa arritën fitoren historike në një zgjedhje katalanase duke marrë 42 mandate, nga 33 që kishin në 2021-shin, kur me zor fituan shumicën e votave, të cilat ishin të pamjaftueshme për të formuar qeverinë.
“Katalonja ka vendosur të hapë një epokë të re”, u tha Illa mbështetësve të mbledhur në selinë e partisë së tij. Megjithatë, socialistëve u duhet mbështetja e partive të tjera që Illa të marrë drejtimin e qeverisë.
Bisedimet në ditët e ardhshme, ndoshta javë, do të jenë kyçe për formimin e ekzekutivit. As Parlamenti i varur dhe as zgjedhjet e reja nuk përjashtohen.
LEXONI GJITHASHTU: 

Shqipëria kosto të larta, Organizata Botërore: 1 person do 4,4 $ në ditë për ushqim
Aksidenti me dy të lënduar në Sarandë, shoqërohet në polici drejtuesi i “Hummer-it”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *